Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e lobimit të rusëve për Partinë Demokratike, duke paralajmeruar se nuk duhet marre lehte nje lobim i tille.

Këtë herë Rama ka postuar statusin e Erion Braçes dhe shkruan se është dakord me të por, mendon se situata është më keq.

Postimi i plotë i kryeministrit:

KE TE DREJTE ERION, PO PER DREQ NUK QESHIM DOT NE KETE RAST!

KAM FRIKE SE ESHTE SHUME ME E RENDE SE KAQ E RENDE SA DUKET…

Ja çfarë shkruan Erion Braçe:

“Lulezim qetësohu! Merre seriozisht dhe me qetësi. Nuk hyn këtu as Edi Rama e as Donald Trump. Je vetëm Ti, Nicolas Muzin dhe Biniatta Trade LP. Pra, jo PD-ja e gjore.

Je Ti, vetëm.

Partneri yt Nicolas Muzin, ka deklaruar këto tre pagesa ne emër te Partisë Demokratike-përdorur prej teje; Njëra nga Biniatta Trade LP me vlere 150 mije USD.

E dyta nga Partia Demokratike 25 mije USD.

E treta nga Partia Demokratike 500 mije USD.

Deklarimin e tyre e ka bere dy here për te qene ne rregull me ligjin ne SHBA. Lul! Deklarimin ne emrin tënd dhe te partisë qe ke përdorur e ka bere Nicolas Muzin, partneri yt qe ti nuk e përmend kurrë.

Është Nic-u qe ka treguar-ndershmërisht apo jo nuk e di, ai është partneri yt, ti duhet ta dish, paratë qe ai ka marre ne emër te PD.

Nëse ai ka gënjyer duhet ta padisësh! Menjëherë madje se po te bën gropën. Boll e fshehe. Historia jote me luftën e Edi Rames kundër administratës se presidentit Donald Trump, nuk te shpëton. Është humbje kohe.

Kush janë pronaret e Biniatta Trade LP dhe, si ka mundësi qe kur ti nuk i njeh ata paguajnë para për ty?! Është çmenduri kjo!

Te te fusin para ne çantë kur ti nuk i do, me qellim qe Edi Rama te sulmoje administratën e presidentit Trump!! Vetëm ty te ndodh kjo!”