Edi Rama, në takim me studentët e Universitetit Bujqësor i ka bërë thirrje atyre që të denoncojnë ato pedagogë që bëjnë shkelje, duke shtuar se jo të gjithë profesorët janë njëlloj.

“Shpresoj ta keni kuptuar me anë të kësaj proteste forcën që keni. Ka llo-lloj profesorësh, ka nga ato që jetojnë me mobiljet e Enver Hoxhës akoma, që punojnë pa pagesë jashtë orarit, ka dhe të tjerë që iu sjellin ju vërdallë.

Universiteti është autonom. Në këtë autonomi duhet të merrni fuqinë që ju keni. Organizohuni, por jo me parti, por brenda një rrjeti brenda universitetit për veten tuaj.

Kjo protestë mund të japi kartën e studentit, librarinë shkencore etj, por duhet të ndryshoni sistemin. Bota nuk është e frikacakëve. Protesta juaj është shenjë e kurajos dhe guximit. Është merita juaj që unë jam këtu sot”, u shpreh Rama.