Edi Rama, në takim me një pjesë të studentëve nga Universiteti Bujqësor ka shpjeguar në gjuhë popullore se pse është i rëndësishëm dialogu mes qeverisë dhe studentëve. Deri më tani, në retorikën e Ramës nuk është dhënë asnjë zgjidhje për studentët.

“Ato tetë pikat se di kush ja u ka shkruar juve, ato tetë pikat janë të rëndësishme vetëm se na sollën këtu. Tema e praktikës që është themelore nuk është prekur asgjëkundi në tetë pikat.

Nga ky proces do të dalim me një dokument që do ketë të shkruar të zezë në të bardhë paktin tuaj me qeverinë. Çdo Universitetin do ketë marrëveshjen e tij.

Si do i plotësojmë pikat, duke dalë unë në ballkon e t’iu thërras, apo nga Instagrami, nëse nuk bëjmë dialog?

Ne mund të thonim edhe që rrini në rrugë, edhe nuk dua të dialogoj.

Një zonjë më tha çfarë dialogu kërkon me ato, se unë kam dy në shtëpi dhe rrinë gjithë ditën në celular e nuk dialogoj dot”, shprehet Rama.