Screenshot 2017-06-01 at 22.09.55

Para gazetarit Blendi Fevziu, kryeministri Edi Rama refuzoi të pranojë përgjegjësitë për kanabizimin e vendit. “100 ton kanabis u kapën në 3 muajt e parë të këtij viti në Itali, Greqi e Shqipëri”, i kujtoi gazetari. Ndërsa kryeministri u përgjigj duke thënë se gazetarët, sa herë ndihen ngushtë me çështjet serioze, flasin për kanabisin. Kryetari i qeverisë PS – PD – LSI mohoi përgjegjësitë, duke thënë se kanabis ka pasur më shumë kur vendi qeverisej nga PD. Sipas tij, qeveria e tij dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kishin arritur rezultate të suksesshme në luftën kundër drogës.