karburant_18_1_0
Kryeministri Rama u përball një ditë më parë me pyetje të ndjekësve në rrjetet sociale kryesisht rreth çmimeve, taksave, papunësisë dhe eksodin. Pyetjes se si shpjegohet që çmimi i naftës në Kosovë është 400 lekë më lirë se në Shqipëri, Rama iu përgjigj: “Shpjegohet që në Kosovë taksën e qarkullimit e paguajnë më vete, ndërsa në Shqipëri ju e paguani brenda çmimit të naftës”.

Është e vërtetë që në Shqipëri taksa e qarkullimit paguhet brenda çmimit të naftës, por ajo nuk është 400 lekë për litër.

Të dhënat zyrtare tregojnë se për çdo litër naftë të blerë konsumatorët pagujanë 270 lekë (të vjetër) si taksë qarkullimi.

Vetëm nga kjo e dhënë, sipas kryeministrit, çmimi i naftës në Shqipëri duhet të ishte 130 lekë më lirë.

Aktualisht Shqipëria ka renditet vendi i nëntë në botë me çmimet më të larta për karburantet dhe i pari në rajon.

Veç taksës së qarkullimit shqiptarët paguajnë në çmimin e naftës edhe akcizën, taksën e karbonit dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.