dfklgfkh
Deputeti Blendi Klosi do të marrë detyrën e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë. Klosi do të zëvendësojë Erion Veliajn, i cili garon për Bashkinë e Tiranës. Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë prej dy javësh ishte pa titullarin e saj. Me këtë veprim, Rama “shpërblen” në një farë mënyre Klosin, i cili ishte deri në minutat e fundit kandidat për Bashkinë e Tiranës, por kryeministri vendosi për të preferuarin e tij, Erion Veliajn.