Kryeministri Edi Rama thotë se nisma për mbylljen e basteve sportive përfshin edhe ato online ndërsa nuk i kursen shigjetat edhe për opozitën.

“Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online! Këtë për çudi s’e paska Taulanti? Mos u lodhni kot, bastet s’i shpëtoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri? Amanet dëshmitarin X?” – shkruan Rama.