rama-dhe-meta_10

Ilir Meta deklaroi se Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër i Shqipërisë.

Sipas ish-kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Rama nuk reflekton mbi veprimet e tij, përkundrazi shkon edhe më tej.

“Unë mendoj se Edi Rama kryeministër është kapitull I mbyllur. Në vend që të bëhet më i hapur, bashkëpunues Rama vazhdon të jetë më arrogant.” – deklaroi Ilir Meta.

I pyetur sërish nëse Rama do të jetë më kryeministër i Shqipërisë, presidenti i zgjedhur u shpreh se nuk ka më arsye t’a shohë atë si të tillë.

“Nuk kam asnjë arsye që ta shoh Z. Rama si kryeministër të Shqipërisë.” – deklaroi Ilir Meta në emisionin “Të paekspozuarit”.