rm
Ajo që paralajmëruan një ditë më parë nga disa media pranë qeverisë është zyrtarizuar sot nga Edi Rama. Kryeministri mendon se deputeti gjerman Gunter Krichbaum “është kapur” nga opozita. Pa e përmendur me emër kreun e grupit për Çështjet me Bashkimin Europian në Bundestag, Rama shkruan: “Lulzim mos kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë po lexo rekomandimin e qartë të BE dhe zhblloko Vetingun!”

Krichbaum vendosi 7 kushte për të hapur negociatat. Ai tha se kusht nuk është vetëm Reforma në Drejtësi apo Vetting-u, por edhe lufta kundër drogës ku janë shënuar hapa pas, krimi i organizuar dhe korrupsioni.