Kryeministri Rama publikoi raportin e radhës që një “ushtri” të punësuarish që ai ka në zyrën e tij ia harton sipas ankesave dhe raportimeve të qytetare. Mbrëmë ishte raporti i Tiranës. Qytetarët kishin renditur si çështje kryesore mungesën e infrastrukturës, atë të ujit të pijshëm, investimet në bujqësi, legalizimet, hipotekat, mungesën e energjisë elektrike, papunësinë, pensionet, cilësinë dhe sigurinë ushqimore dhe mungesën e aksesit në shërbimin shëndetësor (shih tabelën)

No automatic alt text available.

Siç është bërë e zakonshme këto ditë, nga opozita ka reaguar Petrit Vasili i LSI. Ai e ka ironizuar raportin e Ramës, duke thënë se kryeministri duhet informuar më shpesh për problemet që ka vendi, pasi ai nuk ndodhet në Shqipëri, sepse jeton në emigracion.