nano-rama_2

Kryeministri Edi Rama pranoi në intervistën e dhënë për gazetarin Ilir Babaramo se ka pasur një takim me ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e PS-së Fatos Nano. Në fillim u nervozua kur dëgjoi emrin e Fatos Nanos, por më pas u përgjigj shkurt.

“Po. E kam takuar Fatos Nanon. Kam takuar shumë njerëz”.

A është Nano një kandidaturë për President të vendit?

“Kalojmë te pyetja tjetër” – tha Rama pa dhënë asnjë detaje më shumë.