Pak ditë më parë, Edi Rama sulmoi edhe Zërin e Amerikës, pas skandalit të publikimit të përgjimeve lidhur me punësimet nga Drejtoria e Burgjeve.

Por Kryeministri nuk di të ndalet, ndërsa të enjten në Real Story nuk ka kursyer as agjensinë BIRN.

I pyetur rreth shkrimit të shkruar nga BIRN ku ekspertët shprehnin shqetësimin për rritjen e qarkullimit të parasë “cash” në vend, Rama u shpreh:

“Më ka rënë shumë respekti edhe për BIRN-in, për shkak të broçkullave që ka shkruajtur. S’kam ndonjë respekt të madh për të”.