rama-meta_1485981058-3541107

Kryeministri Edi Rama e ka mohuar atë që tha një ditë më parë në mbledhjen me dyer të mbyllura të kryesisë së Partisë Socialiste se kjo forcë i ka 71 mandate edhe pa LSI.

Në Ora News, Rama hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se këto janë interpretime të mediave që nuk kanë asnjë rëndësi.

“Këto janë interpretime. Këto janë të gjitha fjalë dhe nuk kanë asnjë rëndësi. As të thëna nga unë apo nga aleati im. Këto janë fjalë që nuk kanë asnjë rëndësi.” – tha Rama