rama-basha-21_3

A ka një marrëveshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve? Kjo është pyetja që ka qarkulluar më së shumti pas marrëveshjes Rama-Basha të 17 majit. Për këtë pyetje ka folur vetë kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Në fillim Rama dha një përgjigje të prerë dhe të shkurtër për këtë pyetje: “JO!” sepse sipas tij Partia Socialiste është e fokusuar te 25 qershori dhe se për këtë shkak e kërkon e vetme qeverinë në mënyrë që të realizojë reformat.

Rama tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Bashën për një qeveri të përbashkët pas zgjedhjeve se gjithçka është teori konspirative. Por kur Fevziu këmbënguli a mund të ketë një koalicion PS-PD pas zgjedhjeve nëse ai nuk i bën dot vetë 71 mandate Rama u shmang disa herë dhe nuk dha një përgjigje të qartë.

“Do të jemi këtu në 26 qershor dhe do të flasim. Nuk e mendoj tani se me kë do të bëj koalicion. Do ta vendosin shqiptarët se si do të jenë koalicionet” – ishin disa nga batutat e Ramës që asnjëherë nuk e hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh pas zgjedhjeve.