Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “Vizion Plus” tha se nëse zgjedhjet bëhen sot, PS i fiton ato më thellë se në vitin 2017.

“Nëse zgjedhjet bëhen sot, ne fitojmë më thellë se në 2017. Nuk e kam bindje, e kam fakt. Opozita ka filluar rënien në periudhën Prill-Maj”, tha Rama.

Kreu i qeverisë Rama theksoi se zgjedhjet mbahen më datë 30 qershor dhe kjo nuk diskutohet. “Zgjedhjet në 30 Qershor? Nuk diskutohet. Nuk kemi asnjë diskutim për këtë çështje”, shtoi ai.