Capture_56

Tani që me sa duket e ka vendosur që do të shkojë i vetëm drejt zgjedhjeve kryeministri ka nisur një betejë tjetër. Rama ka frikë se mungesa e kundërshtarëve dhe rezultati i një loje që dihet që pa nisur do t’i bëjë shumë zgjedhës të mos i drejtohen fare kutive të votimit. Pra nëse në 18 qershor, nuk do paraqiten demokratët, do të mungojnë emigrantët e shënuar në lista, por që gjithmonë nuk paraqiten në votime duke i ulur shifrat e pjesmarjes dhe së fundi nuk do të votojnë as indiferentët që e dinë se këto zgjedhje përsëri do të sanksonojnë Ramën kryeministër, legjitimiteti i tyre mund të kriset rëndë. Një përqindje e vogël pjesmarrjeje i shndëron vërtet zgjedhjet në farsë.

Prandaj Rama ka filluar betejën, që sot në monologun e tij në Facebook, për të legjitimuar pushtetin e tij të nesërm. Ai i ka bërë thirrje së pari shqiptarëve që banojnë jashtë të vinë atë ditë për të votuar. Dhe pasataj nëse nuk munden ai i kaftuar të bëjnë telefonata pa pushim për të siguruar sejcili nga 10 njerëz që so të drejtohen drejt qëndrave zgjedhore (shiko ne videon poshte minuta 11).

Me një pompozitet erdoganesk Rama e ka kërkuar këtë në emër të Shqipërisë, në emër të Skënderbeut dhe Isamil Qemalit, në emër të atyre që kundërshtojnë idenë e armiqve tanë se Shqipëria nuk bëhet dot shtet.

Por, pas të gjitha këtyre sloganeve të mëdha fshehet vetëm një merak: legjitimimi i pushtetit personal