Në një kohë kur situata me krimin e organizuar në Shqipëri është mëse e rënduar dhe kur gishti vihet mbi policinë dhe lidhjet e politikës me krimin, Edi Rama deklaroi se falenderon Donald Lu-në që e mbështet atë.

Rama u shpreh se falenderon ambasadorin amerikan që konfirmoi problemin e krimit, që sipas kryeministrit, qeveria është në një process për t’a luftuar.

Ngjarjen e Elbasanit, ku u duk qartë hezitimi i policisë për t’iu kundërpërgjigjur sulmit të një bande, Rama e lexon si përshpejtues të këtij procesi, që po e shet si zgjidhjen për luftën ndaj krimit.

“Dua të falënderoj ambasadorin amerikan që më mbështeti mua. Unë kam thënë qe ne duhet të hymë në një fazë të re. Ne jemi në një proces, për të luftuar kundër të fortëve dhe për tu shkuar pas aseteve dhe pasurive kriminele. Shumë mirë që e tha dhe ambasadori amerikan. Ndodhi në Elbasan një ngjarje që sherbet si katalizator. Unë iu siguroj se çështja e Elbasanit është në një ndjekje të vazhdueshme. Ne jemi për të dhënë llogari për rezultatet.

Shume shpejt do të keni një zinxhir veprimesh nga ana e policisë së shtetit. Zonat ku funksionojnë të fortë janë zona ku janë të inkriminuar policia e shtetit” tha Rama nga Fieri, ku nisi konsultimet publike mbi buxhetin e shtetit të vitit 2018.