Në emisionin “Përballë” me Lutfi Dervishin, kryeministri Edi Rama komentoi përgjimet e publikuara lidhur me shit blerjen e votës. Vetëm pak pasi gazeta gjermane ‘Bild’ publikoi të tjera biseda të përgjuara lidhur me skemën e blerjes së votës në zgjedhjet vendore në Dibër, Rama i konsideroi përgjimet një lojë të rrezikshme.

“Është shumë e rrezikshme loja e përgjimeve, mund të kthejnë komplet vemendjen e të vërtetën, duke u nisur nga biseda që dëgjohet në to.  Muhabetet e telefonit mund të jenë një bazë për të shkuar te prova, por mund të jenë edhe jashtë konteksti. Pra, janë gjëra që duhen futur në rrugën e ligjit e të diskutohen vetëm në bazë të ligjit.” deklaroi Rama.