images_81

Kryeministri Edi Rama foli sërish sot në Durrës për marrëveshjen e arritur me PD-në. Gjatë një bashkëbisedimi me gratë në Manës, ai tha se kjo marrëveshje ishte për të shpëtuar vendin.

Sipas tij nëse vota shkon për PD-në, ajo do të shkatërrojë vendin.

 “25 qershor, vendos vota. Jepini ju 71 vota PS-së më 26 qershor ata ikin nga qeveria. Qoftë se ia jepni votën PD-së ikin të tjerët”, tha Rama, duke premtuar nisjen e punës për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga korrupsioni.