Dyshja_0
TIRANE- Rama është kthyer me nxitim nga vizita e tij në një land të Gjermanisë për t’u takuar që në mengjes me aleatin e tij kryesor. Ditët e fundit veç takimeve të bëra publike dhe për median, Edi Rama dhe Ilir Meta mësohet të kene darkuar bashke 3- 4 mbrëmjet e fundit në një nga sallat e Kryeministrisë.

E megjithatë këto takime në dukje miqësore nuk e kanë penguar kryetarin e LSI të vijoje gjatë ditës presionin e tij ndaj Kryeministrit për ndryshime në Qeveri.

Nuk dihet me saktësi se çfare do te sjellë takimi i sotëm. Por ajo që dihet me siguri të plotë është se Ilir Meta nuk do të ndalë valën e ndryshimit të ministrave të tij në kabinet, edhe nëse Rama vazhdon të mendoje se performanca e ministrave të tij është e shkëlqyer.