unnamed (4)_5

Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi ka mbledhur vitet që kanë qenë në pushtet Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha që shkojnë në 45, e përkojnë me vitet që diktatori Enver Hoxha ka qëndruar në pushtet.

Me këtë krahasim, në Facebook, Blushi sqaron se “çdo të thotë të kandidosh për LIBRA”, dhe shpjegon se të kandidosh për partinë e tij do të thotë t’i japësh fund regjimit të korrupsionit të Ramës, Metës e Berishës.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste bën thirrje që qytetarët të kandidojnë për LIBRA-n për t’i hequr këta politikanë.