Mes 30 krerëve të shtetesh dhe qeverive nga e gjithë bota qëmarrin sot pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit francez, Jacques Chirac, i cili u nda nga jeta ditën e premte, është edhe Edi Rama.

Kryeministri është takuar me shumë figura të rëndësishme politike, mes tyre edhe ish-presidenti Bill Clinton.

Ka qenë vet Rama ai që ka postuar disa foto nga ceremonia, ku shfaqet teksa bisedon me ish-presidentin e SHBA-ve, shumë të dashur për shqiptarët, sidomos për popullin e Kosovës.

“Paris, Hôtel de Marigny – Në vigjilje të shërbesës ceremoniale për të ndjerin, Presidentin Zhak Shirak?”, shkruan Rama, ku mes shumë personazheve shihet edhe presidenti Hashim Thaçi.