r

Kryeministri Rama ka marrë një mesazh nga presidenti i Amerikës, Donald Trump. Mesashi është thjesht një përgjigje për kortezi, pas urimit që Kryeministri i Shqipërisë i bëri atij me rastin e inagurimit. Rama ndërkohë me siguri duhet të ndjehet i entuziasmuar nga ky mesazh, po të kemi parasysh që me fitoren e Trump, u detyrua të “gëlltiste” gjithë ato akuza që lëshoi ndaj tij në CNN.

 Më poshtë mesazhi i plotë i Trump, të cilin Rama e ka postuar në Facebook.

Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin e tij ku shkruhet:

“I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.

Sinqerisht i Juaji,

Donald J.Trump”