Kryeministri Edi Rama me anë të rubrikës, #Përgjigjaime ka reaguar në lidhje me propozimin e Ridvan Bodes në lidhje me kandidaturën e tij për ne Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Në përgjigje të një komenti në Facebook, ku një qytetar akuzonte Ramën se me propozimin e Ridvan Bodes po kërkon të tërheqë vëmendjen nga shembja e shtëpiave në Astir, kryeministri deklaroi se me propozimin e ish-ministrit të Financave të Sali Berishës, po zgjidhet t’i shërbehet vendit dhe jo partisë.

Rama ka thënë se Boden e ka takuar vetëm një herë, dhe ky takim është bërë në rrethana jashtë politike.

“Ridvan Boden e kam takuar një herë në jetë, në rrethana jashtë politikës kur ai nuk ishte një ish-deputet. Arsyeja e propozimit tim dhe a e ka tradhtuar ai partinë apo partia atë, këtë debat bëheni në klubin e SHQUP-it, pasi Banka e Shqipërisë nuk është as e partive dhe as e Kadrinjve. Me propozimin e Bodes për Bankën e Shqipërisë, zgjedhim t’i shërbejmë vendin dhe jo tepsisë e partisë.”, u shpreh Rama.