screenshot-2_1488730872-676907

Në monologun e tij nëpërmjet Facebook këtë të diel Rama nuk i kurseu as ironitë apo batutat. Shefi i mazhorancës kujtoi se kjo qeveri ka ardhur në pushtet në zgjedhjet e 2013-ës të cilat u organizuar nga PD. Kryeministri i doli në mbrojtje përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogjerini, në lidhje me deklaratën e liderit të opozitës Basha, i cili i quajti “Bullshit” (broçkulla) qëndrimet që zyrtarja e BE shfaqi në Tiranë.

Mogherini tha se kush pengon Vettingun rrezikon të ardhmen evropiane të Shqipërisë ndërsa theksoi se dialogu politik duhet zhvilluar veçse në Kuvend. Rama tha se “ti quash broçkulla këto, është si të kesh hipur në majë të pallatit dhe të hidhesh me kokë po nuk të dhanë çelësin e gjithë pallatit. Këto nuk kanë lidhje me demokracinë”.

Sa u përket mbështetësve të djathtë që po qëndrojnë prej më shumë se dy javësh në çadrën e protestës ngritur para kryeministrisë, Rama i quajti ata “figurantë që duartrokasin si në studiot televizive”.