Capture_56

Pas tërheqjes nga zgjedhjet e Kavajës, Edi Rama iu rikthye stoicizmit për të bërë zgjedhje pa opozitën.

“Kohën e fituar nga tërheqja jonë nga Kavaja, PD nuk e shfrytëzoi për të mbyllur laboratorin e krizës artificiale” tha Rama duke shprehur keqardhjen se nuk ka më shpresë për futjen e PD-së në zgjedhje.

Rama përsëriti për herë të fundit ofertën e refuzuar sipas tij nga Partia Demokratike. 3 zv.ministra dhe zv.kryeministrin në qeverinë që do të menaxhojë zgjedhjet e 18 qershorit.

“Nëse nuk ndodh mrekullia në orët në vijim, nesër nisemi drejt 18 Qershorit pa PD” tha kryeministri në monologun e fundjavës nga Facebook, duke akuzuar Berishën dhe Bashën, se po çojnë drejt vetëvrasjes Partinë Demokratike për shkak të frikës nga vetingu. Të parin e quajti “liderin e vjetër hakmarrës që nuk e treti dot humbjen”, ndërsa Bashën si “kryetari i ri që lider dot nuk bëhet”.

I ndërgjegjshëm se në 18 qershor do të ketë votime, por jo zgjedhje Edi Rama i tha shqiptarëve se në këtë ditë nuk do të ketë luftë për flamujt e partive, por luftë për flamurin kuqezi. Video më poshtë: