edi-rama-2 (1)

Në ditët e fundit të punës, ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri firmosi disa propozime që kanë të bëjnë me pajisjen me ambjente dhe zyra për degët e PS në rrethe. Propozimet i janë miratuar menjëherë nga qeveria. Bëhet fjalë për prona shtetërore në dy qytete të vegjël, Maliq dhe Klos që i kalojnë degëve të Partisë Socialiste. Vendimet janë marrë sapo ka nisur fushata zgjedhore dhe janë të ngjashme me vendimin, që mori Partia Demokratike për kalimin e SHQUP-it në pronësi të saj. Pavarësisht se në vlerë SHQUP është shumë herë më e madhe, llogjika e përdorur është e njëjtë. Para se të vinin në pushtet, socialistët e sulmuan ashpër kalimin e godinës për PD, por tani që fillon fushata po e marrin shembull, duke harruar çfarë thanë 4 vjet më parë.

Vendimi i qeverisë për degën e PS në Maliq