Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për çështjen e çameve në një intervistë dhënë për gazetën greke “Ta Nea”. Rama ka theksuar se nuk mund të pranohet pozita e sotme e këtyre njerëzve që kanë të drejtat e tyre për të udhëtuar dhe për të vizituar Greqinë apo që ata dhe fëmijët e tyre duhet të jetë në gjendje për të kërkuar të drejtat pronësore nëpërmjet gjykatave si normalisht ka te drejte çdo qytetar evropian. Po ashtu, Rama tha se Shqipëria nuk ka probleme territoriale me Greqinë, por dy vendet janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për kufijtë detarë që do të jetë një marrëveshje e drejtë për të dyja vendet, Shqipërinë dhe Greqinë.

“Nga pala greke, kjo çështje është perceptuar si shfaqje e një agjendë të fshehtë nga ana jonë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dua të jem tepër i qartë, ashtu sikurse jemi dhe me miqtë tanë në Athinë, që një pretendim i tillë territorial thjesht nuk ekziston. Nuk mund të jem dakord më shumë se kaq me ju përveç se çështje territoriale midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk mund të ekzistojë. Burimet që e nxisin një fantazi të tillë, që nganjëherë gjejnë vend në cepat e skajshëm të skenës politike, kërcënojnë për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të minuar të ardhmen. Pra, duhet që të gjithë të kuptojnë qartë se për aq sa na takon ne këtu në Shqipëri “çështja e çamëve” ekziston vetëm si çështje themelore e të drejtave të bashkëpatriotëve tanë shqiptarë të cilët dikur jetonin në vendin tuaj, dhe asgjë më tepër. Sinqerisht nuk besoj se çdokush njeri i mençur do të ishte në kundërshtim me qëndrimin që ata njerëz gëzojnë të drejtën të udhëtojnë dhe të vizitojnë Greqinë ose që ata apo fëmijët e tyre duhet të kenë mundësinë për të fituar të drejtat mbi pasurinë në rrugë ligjore, ashtu sikurse natyrisht çdo qytetar evropian vepron. Jam shumë i kënaqur që ndërsa do kemi rënë dakord, të ulemi në tryezë së bashku dhe të bisedojmë, me zemra dhe mendje të hapur, ashtu sikurse bëjnë popujt tanë të cilët jetojnë si fiqnjë, si në Shqipëri dhe në Greqi, jo vetëm që mund të zgjidhim çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim të së shkuarës, por mund gjithashtu të gjejmë zgjidhjet më të mira për të ardhmen tonë të përbashkët. Dhe të jemi pranë një marrëveshje për kufirin detar, e cila do të jetë e drejtë dhe për Shqipërinë dhe për Greqinë.” – është shprehur Rama.