vlrroama

Edi Rama deklaroi se Ilir Meta nuk duhet të harrojë se kush ia dha votat për t’u bërë President.

Kështu u hoq Rama, kur u pyet për të disatën herë nëse kishte një reagim mbi akuzat e ashpra të Metës, që e quante atë “mosmirënjohës” dhe “karagjoz”.

“Ilir Meta të mos harrojë se u bë President falë votave të të gjithë deputetëve socialistë.” – deklaroi kryeministri.

Rama e di më mirë se kushdo që karrigia e Presidentit nuk ndihmon aspak kreun e një partie politike, sidomos LSI, një parti relativisht e re.

Sipas Ramës, Meta duhet të tregohet mirënjohës ndaj tij dhe socialistëve.

“Ne e votuam të gjithë, kështuqë nuk ka arsyje që të na thotë mosmirënjohës.” – u shpreh Rama.

Kreu i PS e shiti zgjedhjen e Metës si President sikur iu bë nder këtij të fundit. Kjo deklaratë e Ramës të jep përshtypjen sikur Meta ishte përpjekur të bëhej President, por nuk mundej pa votat e socialistëve.

Po të kthehemi tre muaj pas, Meta refuzonte kategorikisht një kandidaturë të tij për këtë post.

Shihni reagimin e Metës kur pyetej nëse do të bëhej Presidentit më 24 shkurt.