Në një kohë kur projektligji për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të kalojë në Kuvend për miratim, duke hasur me kundërshtinë e një grupi artistësh, Edi Rama shprehet se nuk u takon akotrëve dhe regjisorëve që të vendosin nëse do të ndërtohet apo jo një godinë e re.

Nga inaugurimi i “Turbinës”, Rama u shpreh se ky diskutim i takon profesionistëve.

Mes të tjerash, kryeministri e cilësoi të gjithë këtë reagim një estradë politike, ndërsa tha i prerë se godina e humbi bastin aventuresk.

“Teatri Kombëtar është në ndërtim rrënjësor. Mjafton të shohësh Teatrin, Muzeun, që ende nuk është vënë dorë për t’u ndjerë mirë. Por janë mjaft që gojtoret e shqyera të baltës të qepen. Të më falni edhe pak, që përpara se të hapen dyert e kësaj skene se pyetja e vërtetë që; duhet bërë nëse duhet të ruhet ngrehina absurde e teatrit? Jo nuk është kjo pyetja e vërtetë dhe nuk ka asnjë sens që ta kërkojnë aktoret. Ata s’kanë se si të marrin të drejtën e vendimmarrjes për ruajtjen e godinës së re apo të ruhet e vjetra. Ajo nuk është pronë private, por mjedis i publikut. I takon vendimmarrëseve të votuar nga qytetarët, që të marrin vendimin. Të flitet për godina s’janë aktorët, e regjisorët, por arkitektet dhe ndërtuesit. S’ka debat a duhet apo s’duhet. Godina e Teatrit Kombëtar mund të jetë dhe mund të mos jetë pjesë e historisë së teatrit. Në rastin tonë nuk është”,- u shpreh Rama.