Edi Rama ka reaguar për takimin e zhvilluar nga opozita në Shkodër.

Me një postim në Twitter, Rama ka zgjedhur të bëjë ironi me kryedemokratin, duke e portretizuar si donkishotesk, dhe jo të flasë për gjendjen e rëndë me krimin në të cilën ndodhet aktualisht Shkodra.

Sipas Ramës, Basha sot duhet të ishte në Tiranë, por shkoi në Shkodër.

Rama:

Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren. S’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të. #EgjitheVemendjatekNjerezit