Edi Rama iu rikthyer debatit për paketën anti-shpifje, pasi në një postim në rrejtin social Twitter shkruan se është takuar në Vjenë me përfaqësuesin e lirisë së medias, Harlem Desir.

Nga takimi në selinë e OSBE-së, Rama shkruan se do të çelet një konsultim publik lidhur me këtë paketë, dhe pastaj do të votohet në Kuvend pas Vitit të Ri.

POSTIMI I PLOTË

Në selinë e OSBE në Vienë me @harlemdesir përfaqësuesi për Lirinë e Medias, pas një diskutimi të dobishëm mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve – së shpejti çelim konsultimin publik dhe pastaj në Kuvend pas Vitit të Ri.