Capturetyfuih

“Me Saliun, pa Saliun, me Lulzim Bashën apo pa Lulzim Bashën, në koalicion ose qoftë edhe të vetëm, më 18 qershor do të shkojmë në zgjedhje” kjo deklaratë është bërë nga Edi Rama gjatë mbledhjes me deputetët socialistë në mesditë. Bie në sy dyzimi i Ramës për aleancën me LSI kur thotë “në koalicion ose vetëm”. Me këtë deklaratë Rama tregon se është i përgatitur edhe për opsionin e ndarjes nga Ilir Meta, por pak ditë më parë, kryeministri ishte i bindur për të kundërtën. Në intervistë me Sokol Ballën, pyetjes se sa i bindur ishte se Meta do t’i bashkohej në koalicion nga 1 tek 10, Rama iu përgjigj duke ngritur të dhjetë gishtat lart.