Ylli-Manjani-1

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagoi në një status në Facebook në lidhje me lajmin e dorëheqjes së kërkuar nga Rama.
Në reagimin e tij Manjani thotë se nuk i ka shkuar ndërmend të japë dorëheqjen nga qeveria.
Statusi i plotë i ministrit Manjani:
“Miq e të njohur më informuan këtë mbrëmje të diele, që portalet kanë shkruar mbi dorëheqjen e më pas shkarkimin tim nga Qeveria. Këto lajme lidhen edhe me anulimin e një konference për shtyp timen.
Dëshiroj tu informoj se:
1. Nuk kam dhënë dorheqje nga detyra! Smë ka shkuar ndërmend një gjë e tillë!
2. Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që të jem shkarkuar!
3. Konferencën për shtyp e kisha thirrur për të anoncuar paketën e ndryshimeve në legjislacionin Penal pas dakortësimeve që kam marrë nga kolegët e mi ministra dhe aktorë të tjerë të interesuar!
E anulova këtë gjë për arsye thjesht shëndetësore!
Natën e mirë!”