rama_6688

Kryeministrit Edi Rama i kanë propozuar një post të ri, por jo shtetëror, thjesht post partiak. Është fjala për në Internacionalen Socialiste, në të cilën aderon edhe Partia Socialiste e Shqipërisë. Rama është propozuar në postin e zv.presidentit të saj.

“Faleminderit Internacionales Socialiste për besimin e shprehur me votën pro propozimit për Zv.President të saj #KrenarpërPS”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.

Ndërsa në Internacionale propozohet në postin e zv.Presidentit të socialistëve, në Shqipëri opozita kërkon largimin e Ramën nga posti i kryeministrit, pasi e akuzon për korrupsion dhe lidhje me krimin.