rama-basha-1

Edi Rama i ka dhënë edhe një ofertë të fundit Partisë Demokratike dhe drejtuesit të saj, Lulzim Basha për të hyrë në zgjedhje. Rama tha sot në “Top Story” se afati i regjistrimit të partive në zgjedhje nuk ka përfunduar ende dhe se mazhoranca është gati të ndryshojë kodin zgjedhor për afatin, vetëm që PD të hyjë në zgjedhje.

“Ne jemi gati dhe do ta ndryshojmë kodin nëse PD vendos të marrë pjesë në zgjedhje. Nëse PD nuk do të hyjë në zgjedhje ne jemi shumë herë më të vetëdijshëm se kemi një barrë shumë më të madhe”,- u shpreh Edi Rama.