rama-123

Njoftimet e Partisë Demokratike për rekordet që ka thyer Lulzim Basha duke ecur, i kanë kujtuar Edi Ramës rekordet që thyente Sali Berisha. Nga Devolli, Rama tha se ndoshta Lulzim Basha ka një mesazh të fshehur për elektoratin e tij.

“Berisha deri më dje thyente rekordin për qëndrimin në ujë, e sot na del Luli që thyen rekordin për të ecur në këmbë. Ndoshta me këtë ka dashur të thotë që nuk e dua timonin, por dua këpucë për të ecur në këmbë. Duan të marrin vota, duke mashtruar. Luli thotë kam një program gjermano-amerikan. Janë ca që thonë kemi një program të paparë, etj.

Por harrojeni se mund të bëjmë shtet me një ekonomi që rritet me 5 %, dhe papunësi që ulet ndjeshëm, nëse nuk bëjmë reformën në drejtësi. Po nuk bëmë shtet, ekonomia nuk mund të rritet aq sa duhet, as punësimi. Mbajeni në zemër PD ju demokratët e Devollit. Nëse Saliun nuk e nxirrni dot nga zemra bëjuni një fotografi, mbajeni edhe në dhomën e pritjes, ta keni edhe për hudhër, mos t’ua marrin më sysh. Fotot e Lulit vëreni në dhomën e gjumit të fëmijëve, se i zë gjumi kollaj”, u shpreh kryeministri Rama.