gjysh

Sot në Gjykatën e Lartë u mbajt seanca e parë e gjyqit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka.

Kjo ishte seancë pajtimi e cila zgjati vetëm pak minuta, dhe kryeministri Rama deklaroi pas saj se s’ka asgjë për tu pajtuar pasi nuk është personale.

Madje Rama garantoi se do të jetë i pranishëm në çdo seancë pasi “ia  detyron të gjithë qytetarëve që turbullohen  nga helmi i përgjithshëm që prodhon bari i  SHQUP”

Rreth orës 10:15 Kryeministri Edi Rama mbërriti në Gjykatën e Lartë. Ndryshe nga kryeministri Edi Paloka nuk ka qenë i pranishëm por është përfaqësuar nga avokati i tij Ivi Kaso.

Edi Rama: “Për mua ska asgjë për tu pajtuar pasi nuk është personale , nuk është një akuzë e ngritur për një mosmarrëveshje mes një personi apo një tjetri por është domosdoshmëri për publikun për të ditur të vërtetën dhe vetëm këtë.Nëse pala që më ka detyruar të drejtohem në dyert e gjykatës do të provojë nga të gjitha ato që ka thënë publiku duhet ta dijë sepse bëhet fjalë për kryeministrin.

Në të kundërt publiku gjithashtu duhet ta dijë se nëse pala e akuzuar, këto akuza I ka ngritur për të cënuar integritetin e institucionit të kryeministrit.

E kam thënë se është koha ti jepet fund politikës së shantazhit, baltës dhe denigrimit dhe talljes së përditshme me opinionin publik. Është koha që gjykatat të marrin rolin që u takon, arbitrit të paanashmë dhe të pavarur për ti shërbyer opinionit publik me gjykimin mbi çfarëdo akuze e pretendimi.

Unë do ta ndjek këtë proces deri në fund e do të jem i pranishëm në çdo seancë gjyqësore, sepse ia detyroj të gjithë opinionit publik e qytetarëve që turbullohen  nga helmi i përgjithshëm që prodhon bari i  SHQUP”

Edhe Paloka: Nuk ka asgjë për tu pajtuar

Ndërkohë në një prononcim për Ora News Paloka shfaqi habinë si Rama ka shkuar në gjykatë për një seancë pajtimi duke shtuar se “nuk ka asgjë për tu pajtuar.

“Nuk kemi asgjë për t’u pajtuar. Do t’i qëndrojmë akuzave tona deri në fund. E habitshme pse ka shkuar Rama në një seancë pajtimi”

Padia është bërë nga Rama me akuzën e shpifje. Në fillim të janarit, Rama ngriti padinë ndaj Palokës pas akuzave që ky i fundit bëri në drejtim të qeverisë dhe lidhjeve të saj me bandat e krimit.