Njësoj siç bëri me zgjedhjet e 13 prefektëve të rinj të vendit, kryeministri Rama do të veprojë edhe me drejtorët e rinj të burgjeve. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama tha se do t’u jepet përparësi kandidatëve me përvojë në Forcat e Armatosura apo me karrierë në strukturat e sigurisë.
“Në konkurset për drejtorët e rinj të burgjeve, përparësi do të ketëë kandidatët me role organizativ dhe eksperiencë në Forcat e Armatosoura. Dua mirëkuptimin e deputetëve. Burgjet nuk janë degë partie. Nuk duam që burgjet t’i marrim nga oborri i LSI-së t’i cojmë te oborri i PS-së”, tha Rama.