Kryeministri Edi Rama, nga takimi i sotëm me studentë në Universitetin Bujqësor është shprehur se ai do të shkojë në çdo Universitet për të komunikuar me studentët.

“Do të shkojmë në çdo fakultet. Do flasin të gjithë se nuk kanë ku të shkojnë. Njeriu është qënie që flet, kafsha nuk e bën një gjë të tillë.

Do t’i rrëzojmë të gjithë bordet që janë me anëtarë qeverie në Universitete. Do ta kthejmë në institucion këtë marrëdhënie, të dy palët duhet ta shtyjnë njëra-tjetrën. Nuk e dua dialogun për të dalë i larë me ju, qeverisë i keni dhënë një ndihmë tepër të madhe. Na keni nxitur që të bëjmë shumë gjëra më tepër”, shprehet Rama.