media-98caed9deb72470a9c91768440563705AlbaniaGovernmentReshuffle

Listës së gjatë të deputetëve dhe ministrave të mazhorancës që kanë firmosur peticionin për Vettingun u është shtuar edhe ministri i financave, Arben Ahmetaj.

Ahmetaj para gazetarëve u shpreh se Reforma në Drejtësi është nëna e të gjitha reformave dhe se kjo e fundit e çon Shqipërinë drejt BE-së.

Gjithashtu Ahmetaj ka thënë se Reforma në Drejtësi dhe Vettingu nuk janë të ndarë nga papunësia e zhvillimi ekonomik.

Reforma në drejtësi është nëna e të gjitha reformave. Çdo qytetar e ka mëndjen aty. Reforma e çon Shqiperinë afër BE-së dhe bën më të drejtë. Vettingu dhe papunësi nuk janë çeshtje të ndara. Vettingu është njësh me ekonominë dhe rritjen e punësimit. Këmbëngulim se kjo është rruga e vetme. Opozita te gjejë arsenalin e vet, pushteti nuk merret në tavoline, por vjen nëpërmjet votës.” tha Ahmetaj.