RAMA PAS TAKIMIT ME METEN - /r/n/r/nRAMA AFTER THE MEETING WITH META -

Partia Socialiste ka hedhur sot një hap tjetër të presionit mbi sistemin “e vjetër” të drejtësisë. Këtë radhëe bëhet fjalë për moslejimin e hyrjes së politikë të atyre që do të digjen nga vetingu. PS ka theksuar sot se do të propozojë që asnjë gjyqtar apo prokuror që nuk ka kaluar në procesin e vettingut nuk do të ketë mundësi të kandidojë në zgjedhjet e 18 qershorit. Deklaratën e ka bërë deputeti i PS-së, Taulant Balla. “Propozimi që ne do të depozitojmë sot ka të bëjë me një shtesë në kodin zgjedhor që parandalon përfshirjen në listën e kandidatëve të gjithë ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk i janë nënshtruar procesit të vettingut, ose e kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit, por procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar”- tha ai.“Unë shpresoj se PD nuk do dalë kundër këtij propozimi që garanton mospërfshirjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë bërë vettingun në listat e kandidatëve për deputetë. Do të ishte një fyerje e rëndë ndaj qytetarëve shqiptarë, çdo parti që do të jepte një mesazh negativ në dëm të implementimit të sistemit të drejtësisë duke përfshirë persona që vijnë nga sistemi i drejtësisë, por që nuk kaën kaluar vettingun” ka thënë Balla.

Në fakt propozimi i Taulantit duket korrekt në pamje të parë. Nuk do kishte kuptim që ata që nxirreshin nga dera të hynin nga dritarja. Pra nëse gjykatësi dhe prokurorët që “digjeshin” nga vetingu do të katapultoheshin në politikë, kjo do të jepte përshtypjen e së njëjtës kastë që riciklon vetveten.

Por problemi nuk është kaq i thjeshtë. Sepse një nen i tillë do të cënonte parimin kushtetues të lirisë për tu zgjedhur. Dihet që vetingu është një proces tejet i ekzigjent, ai ështe ku e ku me kërkues edhe se ligji i dekriminalizimit që politika ka votuar për veten. Atëhere pyetja që shtrohet është e thjeshtë: Pse për njërën nga kategoritë sociale duhet të ketë kufizime më të mëdha, për të hyrë në politikë.

Një nen i tillë do të qe krejtësisht i atakueshëm nga gjykata kushtetuese.

Pra më tepër se një nismë ligjore, deklarata e sotme e taulant ballës duhet parë si një hap për të rënduar klimën kundër gjykatësve dhe prokurorëve, në prag të vetingut.