rama-blushi_1

Nuk e ka lënë me aq përplasjen që pati në parlament me kreun e LIBRA-s, Ben Blushi. Kryeministri Edi Rama ka postuar në mbrëmjen e së enjtes një video të fjalës së tij në Kuvend të shoqëruar me një sërë akuzash për Ben Blushin.

“Sot në Kuvend – Erdhi në parlament për të përfaqësuar socialistët e Elbasanit. Por e përdori mandatin e tyre të pafajshëm, për të bërë fajin banal të përgojimit e të baltosjes së qeverisë së tyre, e të të gjithë socialistëve të Shqipërisë! Tre vite e gjysëm rresht, zi e më zi, Sali e më Sali, shto katran e shto bojë në foltore…” – shkruan Rama.