edi-rama8_0_0
Edi Rama nuk e ka përtypur dot faktin se ish –kryeministri Berisha vlerësoi draftin e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani për reformën në drejtësi. Menjëherë sa mori fjalën pas Berishës, kryeministri tha e nuk mund ta fshihte që ishte “shumë i impresionuar nga avokatia që iu bë Ministrit të Drejtësisë. “Tani ti je gati të bësh edhe avokatinë e LSI në gjyqin kundër PD. Pasi të fitosh këtë gjyq, duhet ta hapësh ti gjyqin kundër RD, për akuzat që ka bërë ndaj kryetarit të Kuvendit dhe kërkesën për dorëheqjen e tij, për vrasjen e dy deputetëve. Po sillesh si avokat pa pagesë i LSI”. PD dhe LSI kanë patur qëndrime të përafërta për reformën në drejtësi, ndërsa Ilir Meta ka theksuar disa herë se reforma nuk mund të bëhet pa opozitën. Këto qëndrime të përafërta dhe vlerësimi që Berisha i bëri hapur draftit të LSI për reformën, duket se e kanë shqetësuar së tepërmi kryeministrin Rama, i cili nxitoi t’i kujtonte Metës akuzat që i bëri RD atij për vrasjen e dy deputetëve.