rama-basha_6

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha sa i takon njohjes së diplomave shqiptarë në Serbi, duke ironizuar Bashën se njohja e diplomave është kryer kohë më parë.

Nga ana tjetër, nëpërmjet Facebook, ai ftoi Bashën që të mbajë kufirin e gënjeshtrave brenda territorit shqiptar, pasi sipas tij po i turpëron botërisht.

“Njohja e diplomave shqiptare në Serbi është kry ka kohë LulëzimAman mbaje kufirin e rrenave brenda Shqipërisë se na turpërove botërisht”,-shkruan Rama.

Ditën e sotme Basha gjatë komunikimit nga “Çadra e lirisë” akuzoi Ramën se për gati tri vite nuk kishte mbajtur premtimin për njohjen e diplomave të studentëve të Luginës së Preshevës.

“Në Preshevë para tre vjetësh kryeministri aktual premtoi mbështetjen e shtetit shqiptar për arsimin, njohjen e diplomave, ndihmë të drejtpërdrejtë për zhvillimin social dhe ekonomik. Asnjë nga këto premtime nuk janë bërë realitet.”, tha Basha