Kryeministri Rama ka vijuar akuzat ndaj kreut të Partisë Demokratike për përfshirjen e këtij të fundit se ka qenë hetues gjatë luftës së UÇK-së. Gjatë një konference për mediat Rama tha se Basha duhet të dalë dhe të japë sqarim për akuzat dhe jo të heshtë dhe të shmanget për tu përballur me to.

“Unë nuk kam bërë asnjë akuzë, akuzat i bëjnë dëshmitarët. Çdo lider duhet të bëjë një sqarim. Kjo është një gjë që unë kërkoj nga Basha. Duhet të dalë dhe të japë sqarim. Kaq kërkoj unë. Ne si Opozitë në atë kohë votuam kundër, PD-ja në pushtet bashkë me palën tjetër, votuan pro. Të tjerat pastaj, që jo është politike, jo zgjedhjet, jo atë e këtë. Ai të dalë e të thotë, kam pasur këto arsye, kam bërë këtë e këtë. Kjo nuk funksionon, nuk bëhet duke thënë që Rama ka bërë komplot. Se çfarë bën Edi Rama, e gjykon kushdo përveç Bashës që duhet të dalë e të thotë se çfarë ka bërë ai, jo unë. Ai pretendon të drejtojë shtëpinë e përbashkët, duhet të japë llogari. Nuk do ti ta dish përshembull se çfarë mendon realisht Lulzim Basha nga A-ja tek ZH-ja? Patjetër që do. Prandaj e ngre këtë çështje, është karakteri i lidershipit që testohet para njerëzve”, tha Rama.