morin
Prej të paktën 12 orësh në pikët kufitare të Morinës mungon energjia elektrike. Shkak është bërë një defekt i rëndë në linjën e transmetimit të tensionit të lartë të energjisë, që furnizon të gjithë zonën.

Kjo ka bërë që të ketë radhë të gjatë pritje nga automjetet. Mungesa e energjisë elektrike detyron punonjësit e doganës që të përpunojnë në mënyrë manuale të dhënat duke qenë se sistemi nuk punon.

OSHEE në Kukës njofton se për shkak të defektit pa energji përveç Kukësit është edhe Hasi e Tropoja, ndërkohë që punonjësit janë të shpërndarë në terren për rikthimin e energjisë elektrike.