de

Gazetari i New York Times ka kërkuar falje pas deklaratës fyese në adresë të Melania Trump të cilën e quajti “lavire”.

Gjatë një bashkëbisedimi privat me supermodelen Emily Ratajkowski, gazetari ka ironizuar në mënyrë seksiste mbi të shkuarën e bashkëshortes së presidentit të SHBA-ve duke e quajtur atë “lavire”. Por modelja doli në krah të Zonjës së Parë të SHBA-ve ku përmes një statusi në “Twitter” denoncoi ofendimin nga ana e gazetarit për Melania Trump.

“Kërkoj falje dhe marr përsipër fyerjen në adresë të Meline Trump, pavarësisht se ishte një bisedë personale mes meje dhe modeles Emily Ratajkowski. Reagimi im nuk ka lidhje me vijën editoriale të NYT”- ka thënë gazetari ende i paidentifikuar.

“Ndërsa po bisedonim ai deklaroi se “Melania është një lavire”. Cilado qofshin bindjet e tua politike, është e drejtë që t’i denoncosh këto fjalë”– shkroi modelja ne Twitter.

Pak orë më vonë Zonja e Parë e SHBA-ve falenderoi publikisht modelen Emily Ratajkowski.