rama-meta_2016_06_24_22_0_2

Prej dy ditësh fati i koalicionit qeverisës është në udhëkryq, pas deklaratës së fundit të kreut të LSI-së, Ilir Meta se nuk do marrë pjesë në zgjedhje pa opozitën, ndërkohë që kryeministri Rama është kategorik kur flitet për zgjedhjet.

Sipas tij, zgjedhjet do mbahen më 18 qershor. Nga ana tjetër ai është gati të takohet me Lulzim Bashën për dialog dhe nuk dihet, nëse do arrijë të pranojë qeverinë teknike, apo atë të “besimit” që kërkon aleati i tij.

Sot Rama e Meta janë takuar sërish dhe nuk dihet nëse ky është në vazhdën e takimeve të përjavshme që zhvillohen të mërkurave, apo vjen si një përpjekje e radhës për të zgjidhur “krizën” mes tyre.