gsdfgsdfgdf (1)

Sot është dita ndërkombëtare e lumturisë e vendosur nga OKB. Pikërisht në këtë ditë ka vendosur edhe ministria e Mirëqenies Sociale të organizojë një takim me temë “Pakti i Mirëqenies Sociale”, ku kanë marrë pjesë edhe Erion Veliaj, ministri i sapo shkarkuar Blendi Klosi, ministrja e sapo emëruar Olta Xhaçka dhe kryeministri Rama.

Folësit nuk kanë lënë pa u shpëtuar rasti të flasin për arritjet e qeverisë dhe bashkive të majta me superlative shpeshherë edhe duke lavdëruar ekstremisht njërit-tjetrin për punën e bërë.

Por përpos fjalëve të mira të tyre për qeverinë e Rilindjes dhe ndryshimet galopante që po bëhen për herë të parë në 25 vite, situata reale paraqitet ndryshe.

Në raportin vjetor të lumturisë, të përpiluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), Shqipëria renditet e 109-ta nga 155 vende në listë, krahas vendeve si Iran, Kemerun, Bangladesh, Namibia, Kenia e Mozambik.

Një klasifikim i tillë, i cili na tregon se cilat shtetet janë më të lumtura, bazohet në 7 faktorë: prodhimi i brendshëm bruto, shpresat për jetën, liria, zemërgjerësia ndaj qytetarëve, mbështetja sociale dhe niveli sa i i ulët i korrupsionit në qeveri dhe në biznes.

Pra një sërë faktorësh kryesisht të varuara nga qeveria e një vendi. Ndonëse flitet për reforma dhe për rritje të mirëqenies sociale, shifrat tegojnë të kundërtën, vendi ynë renditet në vendet me shkallë të ulët lumturie.

Nga ana tjetër, Shqipëria është një ndër vendet me shkallën më të lartë të emigracionit në rajon dhe të dëshirës për tu larguar nga vendi.

Këtë e tregojnë edhe shifrat e emigrantëve e azil kërkuesve skonomikë, si dhe aplikimet për llotarinë amerikane, që e kaluan shifrën record prej 200 000 mijë aplikimesh.

Në një situatë të tillë prag fushate, qeveria mundohet të organizojë show-e, duke u përpjekur të paraqesë një tjetër panoramë për publikun; atë të suksesit imagjinar.